Turizmi Dentar

Në Shqipëri, turizmi dentar ofron mundësinë për të marrë një kujdes dentar profesional dhe me çmime konkurruese, duke zbuluar bukuritë e këtij vendi magjepsës ballkanik. Përveç trajtimeve dentare me cilësi të lartë, Shqipëria ofron një sërë atraksionesh dhe aktivitetesh që do ta bëjnë vizitën tuaj edhe më të këndshme dhe të paharrueshme.

Dukuria e turizmit dentar po bëhet gjithnjë e më e përhapur për shkak të çmimeve me kosto të ulët dhe cilësisë maksimale të kujdesit dentar. Stomatologët e Gaia Clinic kanë kualifikime dhe eksperiencë disa vjeçare, gjithashtu përdorin teknologjitë më të fundit për të ofruar kujdes dentar me cilësi të lartë.

Si organizohet udhëtimi i turizmit dentar?

Gaia Clinic

Bileta

Pacienti zgjedh datat më të përshtatshme bazuar në angazhimet që mund të ketë dhe në koordinim me konsulentin e tij mjekësor, duke marrë parasysh disponueshmërinë e dhomave të kirurgjisë dhe të mjekëve të klinikës. Bileta për seancën e parë rimbursohet për paketa shërbimesh me një vlerë të caktuar. Nëpërmjet Ryanair dhe Wizzair pacientët mund të gjejnë fluturime të shumta nga e gjithë Italia.

Lexo më pak Lexo më shumë
Gaia Clinic

Hoteli

E kujt është përgjegjësia e gjetjes së hotelit? Klinika organizon gjithçka që nevojitet për rezervime hoteli. Hotelet që Gaia Clinic bashkëpunon janë shumë afër, dhe për pacientët do të jetë shumë e lehtë ardhja në klinikë. Gjithashtu për çdo rast, konsulenti i tyre mjekësor është i disponueshëm në çdo kohë.

Lexo më pak Lexo më shumë
Gaia Clinic

Seanca e Parë

Pasi mbërrin në aeroport, pacienti mirëpritet nga stafi logjistik i klinikës, i cili kujdeset për ta çuar në hotel. Më pas paraqiten në klinikë për vlerësimet fillestare. Kryhen skanime 3D CT, analiza dhe konsultim me mjekun që vendos për planin përfundimtar të trajtimit. Në përgjithësi, për pacientët që i nënshtrohen trajtimeve për vendosje implantesh, seanca e parë zgjat nga 3-5 ditë. Pas ndërhyrjes, pacientit i vendoset një protezë e përkohshme që duhet ta mbajë deri në seancën e dytë, duke i mundësuar menjëherë një jetesë normale. Kjo procedure është ajo që quhet teknika e ngarkimit të menjëhershëm.

Lexo më pak Lexo më shumë
Gaia Clinic

Seanca e Dytë

Pas rreth 6 muajsh, pacienti duhet të kthehet në klinikë për të përfunduar fazën e dytë të planit të trajtimit. Ka raste ekstreme që kërkojnë edhe një seancë të tretë, por këto janë raste unike. Gjithashtu në këtë rast, njësoj si herën e parë, pacienti mbërrin në aeroport i mirëpritur nga i njëjti personel logjistik, shoqërohet në hotel për t'u çlodhur deri në orarin e përcaktuar në klinikë. Pasi pacienti paraqitet në klinikë, kryhet ndërhyrja e dytë, shumë më e thjeshtë, e cila konsiston në marrjen e masave, provave, finalizimin dhe vendosjen e kurorave dhe dhëmbëve të përhershëm. Ky proces zgjat rreth 7 ditë.

Lexo më pak Lexo më shumë

Pse duhet të zgjidhni kujdesin dentar në Shqipëri

Ka shumë arsye për t’ia besuar Gaia Clinic eksperiencën tuaj të turizmit dentar në Shqipëri. Po listojmë disa arsye:

Cilësia e kujdesit dentar:

Stafi i Gaia Clinic është i kualifikuar dhe me eksperiencë shumë vjeçare. Gjithashtu përdorim teknologjitë më të fundit për të ofruar kujdes dentar me cilësi të lartë.

Çmime konkurruese:

Çmimet për kujdesin dentar në Gaia Clinic janë shumë më të ulëta se në vendet e tjera evropiane.

Garanci:

Garancia është një prioritet absolut në Gaia Clinic. Stafi i profesionistëve ndjekin standardet dhe protokollet strikte ndërkombëtare për të siguruar trajtime të sigurta dhe efektive si dhe për të ruajtur certifikatat e lëshuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Përvoja kulturore

Vizita në Shqipëri për kujdesin dentar ju jep gjithashtu mundësinë të eksploroni një vend të ri dhe të zbuloni historinë dhe kulturën e tij.

Informacione të përgjithshme

Përpara se të nisni udhëtimin tuaj në Shqipëri, po listojmë disa informacione të përgjithshme që mund të jenë të dobishme:

Gaia Clinic

Monedha zyrtare në Shqipëri është Leku Shqiptar (ALL). Ju mund të shkëmbeni para në banka ose zyra të autorizuara të këmbimit valutor. Megjithatë, shumica e tregtarëve e pranojnë edhe euron si mënyrë pagese.

Gjuha zyrtare është shqipja, por shumë shqiptarë flasin edhe italisht dhe anglisht, veçanërisht në zonat turistike.

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, me verë të nxehtë dhe dimër të butë. Sigurohuni që të kontrolloni parashikimin e motit përpara se të niseni për të organizuar sa më mirë vizitën tuaj.

Në Shqipëri, ju mund të lëvizni duke përdorur autobusë, taksi ose duke marrë me qira një makinë. Qytetet e mëdha janë të lidhura me rrjet transporti publik.

Kerko një ofertë

Na kontakto sot për të rezervuar një konsultë të personalizuar endodontike.

Gaia Clinic