Gaia Clinic është e specializuar në endodonci, një degë e stomatologjisë që fokusohet në diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me indet dhe kanalet e rrënjës së dhëmbëve. Ekipi ynë me përvojë është i përkushtuar në ofrimin e një kujdesi cilësor për të ruajtur buzëqeshjen natyrale dhe për të siguruar mirëqenien e shëndetit tuaj oral.
Heqja e pulpës dentare të infektuar/dëmtuar brenda dhëmbit është një hap i rëndësishëm për të hequr dhimbjen, për të parandaluar infeksionet në të ardhmen si dhe për të shpëtuar vetë dhëmbin. Nëpërmjet pastrimit të plotë dhe mbylljes në mënyrën e duhur të kanaleve të rrënjës, garantojmë suksesin e trajtimit. Falë përdorimit të teknikave të avancuara dhe mjeteve të sofistikuara, ekipi ynë i endodontistëve me përvojë disa vjeçare kryen pulpotominë me saktësi maksimale dhe vëmendje ndaj detajeve.
Në disa raste, pulpotomia tradicionale mund të mos jetë e mjaftueshme ose e mundur për të rregulluar plotësisht problemin me një dhëmb të dëmtuar. Trajtimi i kanalit të rrënjës, i njohur gjithashtu si endodoncia kirurgjikale ose apikoektomia, është një alternativë e avancuar dhe shumë efektive. Gjatë kësaj procedure, stafi mjekësor heq majën e infektuar të rrënjës së dhëmbit dhe mbyll kanalin në mënyrë të sigurt dhe të saktë për të parandaluar komplikime të mëtejshme. Ky trajtim rekomandohet për raste veçanërisht komplekse ose kur dhëmbi ka strukturë anatomike që është e vështirë për t’u trajtuar me metoda konvencionale.
Nëse keni kryer një trajtim të mëparshëm endodontik që ka qenë i pasuksesshëm ose ka pasur komplikime, rishikimi endodontik është zgjidhja ideale për të korrigjuar problemin dhe për të ruajtur shëndetin dentar. Ne kryejmë një rishikim gjithëpërfshirës të dhëmbit, identifikojmë problematikat dhe aplikojmë trajtimet e duhura për të siguruar që dhëmbi të jetë plotësisht i shëndetshëm dhe funksional. Ekipi ynë i profesionistëve është i vëmendshëm është i përkushtuar për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në çdo rast.
WhatsApp us