Implantet dhe Kujdesi Dentar

Gaia Clinic ofron në Shqipëri një gamë të gjerë ndërhyrjesh për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit dentar dhe krijimin e një buzëqeshje rrezatuese. Më poshtë listohen shërbimet dhe procedurat që ofrojmë në klinikën tonë.

Implante Dentare

Implantet janë një zgjidhje e avancuar për ata që kanë humbur një ose më shumë dhëmbë në secilin hark dentar. Ato janë rrënjë artificiale titani të cilat vendosen në kockën e nofullës për të siguruar një bazë të qëndrueshme për protezat dentare. Implantet ofrojnë përparësi të shumta dhe zgjidhen nga shumë pacientë.

Paketat “All-on-4” janë një zgjidhje inovative për ata që kanë nevojë për një shndërrim të plotë të harkut dentar. Kjo lloj procedure lejon ankorimin e një harku të tërë dentar në vetëm katër implante, duke ofruar një zgjidhje estetike dhe funksionale në një kohë të shkurtër. Me trajtimin “All-on-4”, pacientët mund të kenë buzëqeshjen që kanë dashuri gjithmonë dhe përmirësimin e funksionalitetit të përtypjes.

Për paketat “All-on-6”, ndryshe “All-on-4” përdoren gjashtë implante. Kjo procedurë mund të rekomandohet për pacientët me densitet kockor të ulët ose një hark më të gjerë dentar. Implantet “All-on-6” ofrojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë më të madhe për një buzëqeshje të përsosur.

Paketa Superior ofron një trajtim të plotë me përdorimin ekskluzivisht të materialeve të cilësisë së lartë, duke siguruar një përvojë të shkëlqyer dhe afatgjatë. Nga implantet prestigjioze të zirkonit të Straumann, çdo procedurë kryhet me saktësi për të arritur rezultate të përkryera estetike dhe funksionale. Besoni në përvojën dhe cilësinë e materialeve tona për një buzëqeshje rrezatuese që zgjat në kohë.

Implantet janë pajisje titani që zëvendësojnë rrënjët e dhëmbëve që mungojnë. Ato futen në kockën e nofullës dhe shërbejnë si bazamente të forta për protetikën e dhëmbëve.

Implantet dentare rekomandohen për zëvendësimin e një ose më shumë dhëmbëve që mungojnë. Zëvendësimi mund të përfshijë dhëmbë individualë, disa dhëmbë, apo edhe të gjithë harkun dentar. Implantet janë një mundësi e shkëlqyeshme për ata që kërkojnë një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Implantet dentare janë krijuar për të qenë afatgjatë. Me higjienën e duhur orale dhe kujdesin e rregullt, ato mund të qëndrojnë nëse jo gjithë jetën të paktën për shumë vite.

Të gjitha implantet tona dentare ofrojnë përfitime të shumta, duke përfshirë përmirësimin e: përtypjes, pamjes estetike, vetëbesimin si dhe parandalimin e reduktimit kockor të nofullës.

Si çdo procedurë mjekësore, implantet dentare mbartin disa risqe. Megjithatë, me vlerësimin e duhur dhe një planifikim të kujdesshëm, këto risqe janë minimale dhe shkalla e suksesit të implanteve është shumë e lartë. Do të keni gjatë gjithë kohës kujdesin dhe asistencën e një stafi të specializuar me trajnime si italiane ashtu edhe shqiptare.

Protezat fikse janë të palëvizshme dhe pozicionohen mbi implantet dentare duke ofruar qendrueshmëri dhe rehati maksimale. Protezat e lëvizshme, ofrojnë mundësinë që mund të hiqen për pastrim dhe kërkojnë pak kohë për t’u përshtatur me përdorimin dhe heqjen e tyre.