Njerëzit e duan të bukurën dhe duan të duken bukur, dhe në rastet kur në buzëqeshjen e dikujt ka probleme atëherë me anë të teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet një buzëqeshje perfekte. Më poshtë do të trajtojmë temën: Operacionet estetike të mishrave te dhëmbëve (gingivave).

Trajtimi i Gingivave ne kliniken dentare Gaia:

Ky procedim kirurgjikal përfshin rregullimin e kockës dhe të indit të butë (gingjivës) rreth dhëmbëve për të arritur një pamje më harmonike dhe funksionale. Pas ndërhyrjes, nevojiten rreth 6 javë shërim për të lejuar që gingjavat të përmirësohen plotësisht, pas së cilës mund të fillojë faza e punimeve protetike (nëse është e nevojshme).

Kur rekomandohet ky ndërhyrje?

  1. Gummy Smile (Buzëqeshje me gingjiva të dukshme) – Kur një person buzëqesh, një pjesë e madhe e gingjivës ekspozohet, duke i dhënë dhëmbëve një pamje të shkurtër. Në këto raste, niveli i gingjivës rregullohet kirurgjikalisht, dhe dhëmbët mund të përfundojnë me fasadë porcelani (laminate) ose kurorë për një buzëqeshje simetrike.

  2. Gingjivë e zmadhuar – Ndonjëherë, për shkak të efekteve anësore të ilaçeve, ndryshimeve hormonale ose sëmundjeve, gingjvat mund të rriten dhe të mbulojnë dhëmbët. Ky ndërhyrje rikthen konturet normale duke hequr tepricën e indit.

  3. Dhëmbë me gjatësi të pabarabartë – Nëse dhëmbët e parë duken të parregullt për shkak të niveleve të ndryshme të gingjivës, mund të rregullohen për të krijuar një linjë të barabartë. Gjithashtu, në rastet kur dhëmbit i mungon gjatësi e mjaftueshme për një kurorë ose fasadë, kryhet zgjatimi i kurorës për të siguruar që punimi protetik të ketë bazë të qëndrueshme.

Pse të zgjidhni Klinikën Dentare Gaia për këtë ndërhyrje?
Në Gaia, përdorim teknika moderne dhe materiale cilësore për të siguruar rezultate të përsosura dhe pa dhimbje. Ekipi ynë i ekspertëve ofron:

  • Konsultime të personalizuara për të identifikuar nevojat tuaja.

  • Qasje minimale invazive për shërim më të shpejtë.

  • Kujdes ndaj detajeve për një rezultat natyral dhe estetik.

Një buzëqeshje e balancuar nuk është vetëm çështje pamjeje – është investim në vetëbesim dhe shëndet. Kontaktoni Klinikën Dentare Gaia sot për një vlerësim të personalizuar!

Stafi ynë i asistencës është gati t’ju përgjigjet çdo pyetjeje dhe t’ju ndihmojë të organizoni vizitën tuaj: