Në Gaia Clinic, ofrojmë një gamë të gjerë protezash dentare për të përmbushur nevojat individuale të pacientëve tanë.
Protezat dentare janë pajisje të personalizuara që zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë, duke rikthyer si funksionalitetin ashtu anën estetike të buzëqeshjes. Këto proteza ofrojnë përfitime të shumta, si përmirësimi i përtypjes dhe fonetikës, rikthimi i pamjes natyrale të structures së fytyrës dhe dhëmbëve, duke përmirësuar vetëbesimin dhe cilësinë e jetës së pacientit.
Protezat fikse, njësoj si implantet dentare “All-on-4” dhe “All-on-6”, janë zgjidhje të përhershme për të zëvendësuar të gjithë dhëmbët që mungojnë në nofull. Protezat fikse janë të ngjitura mbi implantet dentare, duke ofruar qëndrueshmëri, komoditet dhe ndjesi si të ishin dhëmbë natyralë.
Proteza gjysmë-fikse kombinon veçoritë e protezës fikse dhe asaj të lëvizshme. Këto proteza vendosen në implantet dentare, por mund të hiqen për pastrim dhe higjienë të përditshme.
Protezat e lëvizshme, si proteza tradicionale, janë të lëvizshme dhe mund të vendosen ose hiqen sipas dëshirës. Këto proteza mbështeten në strukturën kockore dhe indet përreth, duke siguruar qëndrueshmëri.