Mund të buzëqeshni pa komplekse, ngjyra e dhëmbëve nuk mund t’ju ndalojë më! Zbardhja e dhëmbëve është një mënyrë shumë efektive për të përmirësuar ngjyrën natyrale të dhëmbëve tuaj, pa i dëmtuar aspak.
Me kalimin e viteve, dhëmbët tanë në mënyrë graduale ndryshojnë ngjyrë duke u zverdhur. Konsumimi i çajit, kafes, ushqimeve të caktuara apo pirja e duhanit, gjithashtu kontribuojnë në këtë problem.
Procesi i zbardhjes së dhëmbëve mund të arrihet në mënyrë të padëmshme deri në 5-7 tonalite zbardhje.
Ne kemi zgjedhje dhe zgjidhje për t’i rikthyer shkëlqimin buzëqeshjes suaj nëpërmjet:
Fasetat e kompozitit janë një trajtim kozmetik stomatologjik dhe pa dhimbje që konsistojnë në vendosjen e një shtrese të hollë kompoziti në pjesën e përparme të një dhëmbi ekzistues.
Fasetat dentare përmirësojnë estetikën e buzëqeshjes. Edhe pse nuk kërkojnë kujdes të veçantë, fasetat kërkojnë një shëndet të plotë oral.
Faseta Qeramike është e përbërë nga një shtresë e hollë qeramike e vendosur në sipërfaqen e jashtme të një ose më shumë dhëmbëve.
Trashësia mund të jetë shumë e hollë, rreth 0.3 mm dhe mund të krahasohet me thua ose lente kontakti. Fasetat janë një nga trajtimet më të zakonshme të stomatologjisë estetike.
Kurorat dentare vendosen mbi implante por gjithashtu mund të përdoren për të mbuluar një dhëmb të thyer ose të prishur ku pjesa e dëmtuar është tejet e konsiderueshme, si për shembull pas trajtimit të kanalit të rrënjës.
Kurorat përdoren edhe për të mbrojtur një dhëmb të dobët nga thyerja, për të mbuluar dhëmbët e çngjyrosur apo me formë jo të rregullt si dhe për të mbajtur një urë ose protezë të fiksuar.
WhatsApp us